• |
ide | kryesore

Shifra e çmendur/ Sa do e paguajë Rama avokatin kundër BILD

Arkiva, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka punësuar avokatin gjerman Matthias Prinz për të paditur gazetarin e gazetës gjermane Bild, Peter Tiede, i cili botoi përgjimet e vjedhjes së zgjedhjeve në 2016 dhe 2017 nga Partia Socialiste.

Gjatë dy javëve të fundit, Tiede botoi disa përgjime të prokurorisë, ku dëgjohet Rama dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste dhe të qeverisë, të cilët bashkëpunojnë me kriminelë për të kërcënuar votuesit, për t’i ndaluar ata të votojnë dhe për të blerë vota.

Lexo me tej:

Pas padisë së Ramës reagon gazetari gjerman: Çmenduri, kryeministri shqiptar ka marrë një prej avokatëve më të shtrenjtë

Padia ndaj gazetarit gjerman/ Organizata e huaj: Para 4 ditësh, Rama na deklaroi të kundërtën

Bisedat zhvilloheshin edhe midis politikanëve dhe anëtarëve të bandave kriminale, ku nënkuptohej se këta të fundit kishin dotë merrnin ose kishin marrë favore dhe ndikim politik përkundrejt votave të siguruara.

Kur Bild filloi botimin e përgjimeve, Rama deklaroi se do të merrte masa ligjore kundër gazetarit Tiede. Përveç kësaj, prokuroria në Tiranë hapi një hetim për rrjedhjen e përgjigmeve, por jo për përmbajtjen e tyre.

Prokuroria i ka pasur në zotërim përgjimet për gati tre vjet, por nuk ka përparuar në ndonjë hetim në lidhje me to dhe nuk ka bërë asnjë arrestim. Përveç kësaj, Kryeministri Rama ka urdhëruar që zgjedhjet lokale të 30 qershorit të mbahen, pavarësisht se Presidenti i anuloi ato në prag të skandalit.

Në një postim në Twitter, Rama deklaroi se ai ka punësuar avokatin Prinz për “nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e Bild”. Rama pretendon se gjykatat gjermane do të vendosin “kush ka të drejtë e kush ka faj”, duke shtuar se “shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën”.

Rama e ka pranuar më parë se në përgjime është vërtet zëri i tij, madje shtoi se ai do t’i kishte bërë sërish ato biseda. Në këtë kuptim, është e paqartë se ku do ta bazojë Rama padinë e tij ndaj gazetarit Tiede, pasi padia për shpifje dhe cenim të figurës kërkon që të jenë bërë deklarata të rreme me qëllim dëmtimin e reputacionit të personit. Në këtë rast, pasi ka konfirmuar se përgjimet janë të vërteta, Rama nuk ka bazë ligjore për padi të këij lloji.

Gazetari Tiede iu pergjigj Ramës, duke e pyetur se për çfarë do ta akuzonte saktësisht, për “botim të përgjimeve të vërteta”?

Në të kaluarën, qeveri të huaja kane paditur individë në Gjermani, ku bien në sy diktatura e Pinoçetit dhe qeveria turke, të cilët njihen për sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj medias së lirë dhe të pavarur.

Lajmi i sotëm vjen vetëm pak ditë pasi Rama u takua me një delegacion të organizatave ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e shtypit, të cilët vizituan Shqipërinë për të konstatuar gjendjen e lirisë së shtypit dhe medias.

Delegacioni vërejti se Shqipëria nuk plotëson një numër detyrimesh ligjore, që rrjedhin nga legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ata vërejtën një edhe përkeqësim të lirisë së shtypit dhe shprehën shqetësim për mënyrën se si përdoren ligjet që kriminalizojnë shpifjen, për të frikësuar dhe heshtur gazetarët kritikë.

Gjatë takimit me delegacionin, Rama u angazhua që të mos i thërriste më gazetarët “kazanë”, si dhe që të mos ngrinte padi për shpifje ndaj gazetarëve përveç “rasteve ekstreme”.

Avokati që, sipas fjalës së tij, Rama ka punësuar për të ndërmarrë një padi kundër gazetarit të Bild-it është i specializuar në fushën e ligjeve për reputacionit, shpifjen, mediat dhe argëtimin. Ai ka përfaqësuar korporata të mëdha si Audi, T-Mobile dhe Volskwagen, si dhe Familjen Mbretërore Suedeze, Sulltanin e Bruneit, Princin Albert të Monakos, futbollistin miliarder David Beckham dhe Princeshën Karolinë nga Hanoveri.

Tarifat e këtij avokati fillojnë nga 750 euro ora dhe është e paqartë se si do t’ia dalë Rama ta paguajë atë, ndërkohë që kryeministri fiton vetëm 1400 euro në muaj, pa taksat.

Alice Elizabeth Taylor Exit.al



7 Comments

  1. Gjyqi do te fitohet nga Rama dhe eurot do paguhen nga buxheti i shtetit , nga taksat e mia dhe te tuat o Bushat.

  2. Ha ha sduam drita ,uje .buke, vetem udheheqsi te jete mire.o lapsi pse tall bythen me paret e deleve do e paguj

  3. Kemi paguar gruan e Blair, Zonjen Cherie, nder me te mirat ne bore realisht dhe prap humbem, se ato nuk i marrin seriozisht padite qe behen per pune propagande. Edhe avokati gjerman eshte pune propagande, por qe do e nxjerri Ramen bythejashte para vettingut, sepse pavaresisht se ky nuk e dallon, eshte padi personale dhe ketij i duhen 20 vjet kryeminister dhe 40 vjet poshte Senes qe ta justifikoje.

    1. o neri .. cdo dite e me shume po tregon se je SHUUUUMEEEE I ZGJUAAAAR me keto idete e tua prej debili.

  4. E respektoj mendimin tend, pavaresisht se ti do me quash debil per kete gje dhe sigurisht qe do kesh te drejte.

  5. O shoqata e gejve te rilidjes ,keto lek do paguhen nga xhepat e shqipetareve si avokati ashtu dhe humbja e gjygjit nga ana e rames . Thirrni nje her te vetme ndergjegjes se rama kushtu beri pordhe edhe me begetin dhe fap i iken nja 140 milion euro shqiperise, prandaj lereni partine perpara se t’ju ler ajo jua ,e para shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *