• |
ide | kryesore

Meta letër publike Ramës: I dashur Edi… mos na zhgënje!

Lajme, Të fundit


Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama pas refuzimit të këtij të fundit për tu takuar. Më poshtë letra:

I dashur Edi,

Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t’u takuar bashkë.

Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës.

Doja ta vendosnim bashkë datën e zgjedhjeve dhe kam që nga data 8 qershor 2019 që të pres e të pres, me shpresë.

Por unë, siç me të drejtë ti ankoheshe, nuk mund ta lija Shqipërinë pa një datë të zgjedhjeve vendore dhe t’u mohoja shqiptarëve të drejtën për të votuar në mënyrë të qetë, në paqe dhe me alternativa.

Data 13 tetor 2019 e dekretuar nga unë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, u vendos sepse kjo është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkundrazi.

Po të kujtoj se në 17-18 tetor 2019 ne presim mbledhjen e Këshillit Europian, që do të mund të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 tetor.
Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin.

Njerëz jemi, kemi edhe pika të dobëta.

Por edhe ti nuk është se e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu.

Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me referendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot.

Natyrisht që nuk ka lidhje as me 18 tetorin, ditën e lindjes së udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia, i cili, pavarësisht formimit të tij komunist, nuk besoj se e ke harruar, tregoi përgjegjshmëri të lartë me shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991, duke i krijuar hapësirat e duhura opozitës për të marrë pjesë në to, për të mirën e vendit.

Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje!


15 Comments

  1. Po te mos e njohesh Meten, cfare sharlatani eshte ne politike, dhe ta lexosh kete leter drejtuar nje monstre neokomuniste si Rama, e vlereson maksimalisht permbajtjen dhe logjiken.

    1. Ke shume te drejt .
      Po te kishte halla koqe.

      Po te arrinte Likja ti lutej Palles nuk na i merrte mendja as ty as mua

  2. Denar Biben deshem te shohim ne prononcim per median! E dime shume mire qe Edi Rama do ktheje pergjigje shteruese, por nuk ja mban bytha per grush shteti. Keta bythqirat qe ndryshojne kushtetetuten te votuar dikur me referendum, duam te shprehen! Edo ta paska qire yt ate me termend gruan, leri pordhet robqiri vogel

  3. Ik e qiu me dashnorin Edi Rama. Shqiperia po digjet, ky tall karin me Edi Ramen. O lul dil nga ceta bythqirave te majta, se kane 70 vjet qe na cajne karin po keto vemje te ndyra, kriminele qe nuk i rruhet kari as per njeri, e as per Shqiperi.
    Bytha e Edi Rames nuk mund te lepihet me, por duhet djegur.

  4. Sqarim demokrateve. Nuk po lufton rama me meten. Eshte basha qe po lufton me ramen, pavarsisht nga ajo qe duket. Pra basha mos harroni. Fitoren nese do e kemi do jete nga basha. Basha jo meta. Basha….. forca basha. Jo meta

  5. Shtrengoje fort prej bythe bashen o byroisti i flake dhe i fundit i PD,mere dhe ne krevat o loqe qe kurre nuk i poqe

  6. Aman o te keqen o te hengsha mutin o tu befte Iliri ty. Dorezohu o Rame o te keqen.
    Si skeci i estrades Lushnjes kur Gjermani i lutej me shpirt partizanit qe mos prishej skeci dorezohu o shoku partizan.

  7. O rama, bej qofte edhe nje te mire te vetme, ne jeten tende, per kete popull trim dhe liridashes. Rrase ne burg kete hajdut, te shoqen dhe 3 monstrat e tij, te familjes Adams. Konfiskoja te gjithe pasurine qe i ka mbetur ketu, jane paret qe kane marre nga hallexhinjte, per t’i punesuar qofte edhe fshesaxhinje. Po e bere kete gje kur te te pyesin ne ate bote, nese ke bere ndonje te mire ne jeten tende, thuaj se 4 milion shqiptare i shpetova nga familja monster Adams ( baftiar-allende, kije-21&monstrat e tyre).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *