• |
ide | kryesore

Akuzë për pastrim parash, Llalla kërkon shfuqizimin e vendimit

Lajme, Të fundit


Ndaj Adriatik Llallës rëndojnë dyshimet për pastrim parash, fshehje apo mosdeklarim të pasurive.

 

Pasi dështoi dy herë në përballjen me gjykatën për Krime të Rënda, Adriatik Llalla ka refuzuar zgjatjen e afateve të hetimit.

Përmes avokatit të tij, ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm i kërkon gjykatës shfuqizimin e vendimit të prokurorit Klodian Braho.

Ai argumenton ndër të tjera, se, institucioni i akuzës ka patur kohën e nevojshme për të kryer të gjitha hetimet ndaj tij.

Kërkesa e ish-kryeoprokurorit Llalla do të shqyrtohet në seancën e datës 3 korrik.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *