• |
ide | kryesore

Analiza në ‘The Washington Times’: Pse DASH përfshihet në këtë formë në politikën e brendshme shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kemi shkruar shpesh për “Never Trumpers” (Kurrë Trumpistë-t) në Departamentin e Shtetit të cilët punojnë kundër axhendës së Presidentit Amerikan në Ballkan, dhe posaçërisht në Shqipëri.

Ambasadorja amerikane e ngarkuar me detyrë Leyla Moses-Ones u kap nga ish drejtori i FBI James B. Comey duke shpërndarë në Twitter mesazhe anti-Trump. Publikimet në Twitter u fshinë vetëm pasi u publikuan. Emërimi i ish Ndihmës Zv/Sekretares Kathleen Ann Kavalec për të qenë ambasadore në Shqipëri u anullua në fillim të këtij viti pasi u mësua se ajo kishte biseduar me autorin e dosjes skandaloze “Steele” mbi Presidentin Trump.

Por rezistenca ndaj politikave të z. Trump nga Foggy Bottom vazhdon ende.

Në një skandal të raportuar gjerësisht, qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama u kap përmes përgjimeve në bashkëpunim me figura të krimit të organizuar në Shqipëri përpara zgjedhjeve kombëtare të vitit 2017 për të blerë vota. Partia Demokratike, i krahut konservator, ka udhëhequr protesta të mëdha në kryeqytetin shqiptar për disa javë duke bërë thirrje që qeveria Rama të japë dorëheqjen.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, i vetmi autoritet kushtetues i cili mund të shpallë datën e zgjedhjeve, kishte dekretuar që zgjedhjet vendore të planifikuara për të dielën duhet të zhvendosen në nëntor për t’u marrë së pari me krizën qeveritare, por qeveria e Ramës e injoroi dekretin.

Dhe hyn në lojë Departamenti Amerikan i Shtetit.

Matthew Palmer, i cili kryeson Byronë në Departamentin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, tashmë ka deklaruar publikisht se zgjedhjet duhet të vazhdojnë, duke e anashkaluar presidentin shqiptar dhe kushtetutën shqiptare.

Ish ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, gjithashtu shprehte mbështetje për qeverinë, aq e theksuar ishte ajo sa madje nisi të anullonte vizat në Shtetet e Bashkuara për zyrtarët e opozitës.

Për më tepër ka fakte se kryeministri shqiptar Rama është shpallur me zë e figurë si anti-Trump dhe është një njeri i besuar i afërt i miliarderit liberal amerikan Xhorxh Soros, madje duke marrë pjesë në martesën e tij të fundit.

“Unë do të shpresoja shumë që [z. Trump] do të kuptonte se ajo për të cilën ai po flet nuk është aspak një mënyrë e duhur për ta bërë Amerikën përsëri të madhe, por ai po e turpëron Amerikën në sytë e botës dhe në sytë e të gjithë atyre që e shohin Amerikën si qytetin e ndritshëm përmbi kodër “. Rama i tha njësisë “Think Tank” të Këshillit të Atlantikut në Uashington në vitin 2016, siç raportohet nga ForeignPolicy.com.

Ka disa pyetje që duhen bërë. Pse Departamenti i Shtetit i SHBA duket se përfshihet në politikën e brendshme shqiptare? Dhe pse Shtëpia e Bardhë e ka lejuar departamentin të japë mbështetjen e saj për një qeveri socialiste që akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale dhe që e ka treguar mungesë respekti edhe ndaj vetë Presidentit Trump?

Kush po e drejton politikën e jashtme amerikane? Mike Pompeo mund të jetë Sekretari i Shtetit, por shumë njerëz nga administrata e kaluar në Departamentin e Shtetit duket se nuk e kanë vënë re se populli amerikan zgjodhi një udhëheqës të ri me një axhendë të re në nëntor të vitit 2016. Mesazhe të përziera po shpërndahen në një rajon aq të paqëndrueshëm si Ballkani duke i bërë gjërat edhe më keq.

Departamenti i Shtetit madje as që ka bërë ndonjë deklaratë mbi bashkëpunimin e dyshuar të qeverisë Rama me figura të krimit të organizuar. Ka pasur një heshtje të çuditshme për polemikat dhe pyetja është pse? A mund të jetë për shkak se Departamenti i Shtetit simpatizon në heshtje axhendën liberale të kufijve të hapur të zotit Soros, legalizimit të drogës dhe qeverisjes globale?

Vetë fjalët e zotit Rama ia vlejnë të studiohen si përgjigje.

Siç ai tha dikur, sipas ForeignPolicy.com: “Europa ka Donald Trump-ët e saj si këtu edhe atje që erdhën përpara Donald Trump-it, të cilët praktikisht e turpëruan Europën me pikëpamjet e tyre mbi emigrantët, me pikëpamjet e tyre mbi muslimanët, me pikëpamjet e tyre mbi vetë Bashkimin Europian. Ju keni [Shtetin Islamik] dhe keni një lloj, siç e dini, ekstremistësh gjakftohtë në anën tjetër të medaljes. Është e pabesueshme.”

Nga Todd Wood


18 Comments

    1. epo doli qe evropa paska qene me e korruptuara ,mbase do ishte mire qe ndonjeri tja kerrcaste me dru. vodhen pronat dhe lane pa pune ajken, ose me sakt e perdoren, njelloje sic beri rama.

  1. Dopjo sufllaqe per ate qe do shaje i pari kete analist qe guxon te hedhe drite mbi aleancen e pakuptueshme mes komunisteve shqiptare dhe USA

  2. Po kur bejn qifti i Ed pordhes se esht pro USA!!! Hapu tok?,Esht e fresket dita kur te gjthe keta qe jan soc dhe baballaret e tyre gjerat me te keqia dhe me te ndyta kan then per USA, e tash le te han mut ?keta plera se nuk i beson njeri,

  3. Pse kanë helmuar Sali berishovicin?
    Pasi dihet se ai në mënyrë aktive po destabilizon Shqipërinë për të disatën herë sipas planeve sllavo-serbe. Aleatët e paralajmëruan…i thanë që s’ka me vend Klani sllav në Shqipëri.
    Por ai, mendoi se Trump dhe Ruset do e mbështesnin agjentin më spektakolar të historisë së inteligjencës. Ja fut edhe Kievit.
    Pasi vazhdoi në rrugën e tij, antishqiptari më i madh, që shkatërroi demokracinë shqiptare, ushtrinë shqiptare, falimentoi ekonomine me piramidat, detyroi cpopullimin dhe ikjen në masë e furnizoi serbët me naftë. Argati i pansllavizmit të Dugin u helmuar, është në svicer për kurim. Të shpresojmë mos të vdesë, se duam t’a kalbim në burg !

    1. hahahah shif endrra me rus shif. Trump Presidenti me i mire ne histori, do ti hane mutin, njelloj sic i hane mutin berishes

  4. Ky gazekari qe shkruan si qim peka e fahri balliu por parate I mer ne rusi nepermjet luluse,Qimi ka dhe televizor

  5. Ti Topuz Unsi na hangsh bolen o tru thar, kush e ka shok presid e Serbis, ky palla gomar i gjat biles ka dyshime se ai Serbi ja fut keti palles sone , prandaj kujdes me Salen, plus te paret e juaj o byth qir me gjith ju shpirti ju del per Putinin

  6. E keqja eshte qe nuk u clirua dot Trump nga Deep state, sidomos ne DASH. E provoi me spastrime, por penetrimi Sorosian atje eshte i forte. Mike Pompeo u zgjodh per kete qellim, por jo kudo ja ka dale. Supozohej se Europa do ishte nen patronazhin e ambasadorit te gjermanise Richard Grenell, nje trumpist i thekur, por edhe ketij i kane futur me qindra shkopinj nen rrota. Trump tentoi levizje tektonike ne politiken e jashtme, te cilat eshte e pamundur te reflektohen plotesisht dhe kudo. Nese nuk fiton nje mandat te dyte, ndryshimi i tij nuk do lere ndonje gjurme dhe Amerika do te kthehet serish ne “business as usual”, qe ne rastin tone do te thote, protektorat sorosian.

  7. Pilici ti duhet te kapesh hajdutin
    Jo te behesh hajdute vete
    E kupto ti kaq per ty.
    Tani i paemri i rilindjes
    Rama ja DHA 20milion per kurim saliut,Jo nga paret e veta.
    Ti ha nje m nashti.

  8. Sinqerisht, ketu situata eshte qe te shpresojme ne nje mandat te dyte te Trump, se mbase forcon politikat antisorrosiane ne Ballkan e Evrope

  9. konfirmon sakte dyshimet se edvin plehres i eshte dhene licenca per diktatoruc…

    trumpi nuk e ka idene ku bie shqiperia. ndersa george e alex soros po!

    mbeturinat e george soros ne dash dhe bruksel po i marrin shpirtin, sic u harrua shqiperia e enver katilit per 45 vjet!

    fat i madh per edvin plehren, fat i zi per shqiptaret!

    doni me e hudh, hidheni VETE me gjak, trumpi ka pune tjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *