• |
ide | kryesore

Do trafikonin 26-vjeçaren drejt Francës, 3 në pranga

Arkiva, Lajme
rinas.jpg


Policia parandaloi një trafikim qëniesh njerëzore, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre persona, mes tyre dhe një punonjëse e Policisë Kufitare në Rinas, të cilët në bashkëpunim mes tyre do të trafikonin një 26-vjeçare për shfrytëzim prostitucioni në Francë.

Në lidhje me këtë operacion është shpallur në kërkim edhe personi që po priste të renë në Francë për  qëllime prostitucioni. Punonjësja e policisë, tashmë e arrestuar, dyshohet të këtë marrë një shumë parash nga dy personat e tjerë, të cilët synonin kalimin e 26-vjeçares drejt shtetit të Francës.

Arrestimet: 

– A.K.,29 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

– A. Ç., 26 vjeç, lindur dhe banues në  Librazhd. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë tentuar të trafikojnë drejt Francës me qëllim shfrytëzimi për prostitucion një shtetase 26-vjeçare, të cilën do ta priste në Francë shtetasi K. B., 33 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se do të shfrytëzonte për prostitucion. Shtetasi K.B, është shpallur në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë Franceze po punohet për kapjen e tij. Po në kuadër të këtij operacioni në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat  Tiranë u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetases F. K., 30 vjeçe, me detyrë kontrollore pranë Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se me veprimet e saj kundrejt ryshfetit dyshohet të ketë ndihmuar dhe lehtësuar procedurat e kalimit deri në zonën tranzit të Rinasit për shtetasen 26-vjeçare.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Trafikim i personave”,”Shfrytëzimit të prostitucionit”,“Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *