• |
ide | kryesore

Milan merr Theo Hernandez: 20 milionë për Real Madrid, vizitat mjekësore të hënën

Sport



Theo Hernandez do të jetë një lojtar i ri i Milan. Sulmuesi i majtë francez, i datëlindjes 1997, do të mbërrijë me shumë mundësi të hënën në Itali për vizitat mjekësore e firmën në kontratën që do ta lidhë me kuqezinjtë për 5 vitet e ardhshme. Do të jetë goditja e dytë e verës për kuqezinjtë, pas blerjes së Krunic, i pari pas akordit me Uefa që ka sjellë përjashtimin e klubit nga Europa League.

Hernandez do të mbërrijë nga Real Madrid për 20 milionë euro në total, me formulën: 2 milionë për huazimin, 18 për të drejtën e blerjes. Blancos e kanë marrë nga Atletico në 2017, por pas vetëm një sezoni e kanë huazuar tek Real Sociedad ku djaloshi fitoi një vend titullari të përhershëm.

Deciziv për mbylljen me sukses të operacionit ka qenë takimi gjatë javës së kaluar mes Paolo Maldini e vetë Hernandez në Ibiza: lojtari ka pranuar të reduktojë pagesën e do të fitojë rreth 2 milionë në sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *