• |
ide | kryesore

Parandalohet vrasja e dy personave në Kamëz, prangosen dy të tjerë

Lajme, Të fundit


Ndërhyrja në kohë e policisë së Kamzës ka parandaluara vrasjen e dy personave.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, kanë parandaluar ngjarjen e rëndë kriminale. Marrja në kohë e informacionit si dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit nr 5, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Polcisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Valias po ndodhte nje konflikt i ashpër midis disa personave, organizuan menjëherë punën duke bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti si dhe duke arrestuar në flagrancë dy shtetasit:

B.S., 40 vjeç, banues ne Valias.

S.S., 39 vjeç , banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .

Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt.

Po në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje tip Porsche Cayenne. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *