• |
ide | kryesore

PD: Rama po kërcënon mjekët dhe familjarët e tyre të marrin pjesë në zgjedhje

Lajme, Të fundit


Albana Vokshi ka denoncuar nga selia e PD-së, kërcënimin që sipas saj po u bëhet mjekëve dhe familjarëve të tyre për të marrë pjesë në votimet e 30 qershorit.

“Kërcënimi i Ramës për të marrë pjesë në zgjedhje nuk ka përjashtuar as 18 500 mjekë dhe infermierë si dhe familjharët e tyre. Siç e keni dëgjuar nga përgjimet e gjermanes ‘Bild’ që mësuesit kërcënohem me fluturim nga puna, nga Rama, sërisht po përdoret e njëjta skemë nga Rama dhe banditët e tij ku synohet pjesëmarrja fiktive në votimet e 30 qershorit.

Gjatë tre ditëve të fundit kanë ardhur denoncime të ndryshme për manipulim të votimeve në formë masive kapilare duke shkelur rëndë duke i kërcënuar ata me vendin e punës.

Ata sulmohen nga pjeëtarë të shtabit elektoral të Edi Ramës. Sipas listave që u janë dhënë në mënyrë të paligjshne që nëse duan të ruajnë vendin e punës duhet të dalin në votime bashkë më familjare të dielën”


4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *