• |
ide | kryesore

Përplasja në KZAZ në Bushat, arrestohen 14 persona, mes tyre nën-kryetari i Bashkisë e punonjës

Arkiva, Lajme, Të fundit


14 persona janë arrestuar pas përplasjeve të mbrëmjes së djeshme, ku protestues të opozitës hodhën bomba molotov ndaj policëve, si dhe i kanë vënë zjarrin shkollës “Ndre Mjeda”, në të cilën janë grumbulluar materialet zgjedhore.

Zv. drejtoresha e Përgjitshme e Policisë së Shtetit, Aida Hanaj në një konferencë për shtyp bën me dije se mes të arrestuarve janë edhe nënkryetari i Bashkisë së Bushatit dhe punonjës të kësaj Bashkie.

Policia ka arrestuar në flagrancë 14 shtetas, konkretisht:

• Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës

• Lin Gjoka, 33 vjeç, Punonjës i Bashkisë

• Tom Simoni, 55 vjeç, Punonjës i Bashkisë

• Aleks Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti

• Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë

• Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram,

• Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin Pistull,

• Izet Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull,

• Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac,

• Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush,

• Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush,

• Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel,

• Jetmir Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac,

• Mark Rrethatori 26 vjeç,

Për këtë ngjarje, janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 shtetas:

• Kastriot Gjini, 33 vjeç, banues në fshatin Paçram,

• Vladimir Gjinaj, 34 vjeç, banues ne fshatin Paçram,

• Altin Fushaxhiu, 44 vjeç, banues ne fshatin Hajmel,

Policia ka shpallur në kërkim 9 shtetas:

• Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel

• Donard Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull.

• Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgushë

• Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë

• Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë.

• Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë

• Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë

• Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë.

• Gentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.


4 Comments

  1. Po keta a jane kriminela? Se po merremi vetem me Ramen. Sikur PD te vije ne pushtet keta do ti kete ne Parti madje me keq do te kerkojne edhe keta race kriminelesh favore.

  2. Te ndodhe thua si me Saimir Tahirin, 19 deputetet me rekorde kriminale, Avdylajt, kryetaret e bashkive perdhunues, etj, etj. Problem duhet te jete!

  3. Aaa jo, mos i ngatroni gjerat. Keta jan heronj, se po luftojn per te miren tende dhe timen. Keta jan njerez me vizion revulucionar, nuk durojn dot shtypjen dhe zgjedhen. Bejn cmos per idealin e tyre te shenjt, qe eshte paraja. Keta jan komunistet e vertet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *