• |
ide | kryesore

U shkarkua nga detyra, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: Nuk kam qenë në protestë

Lajme, Të fundit


Vetëm pak minuta pasi Sandër Lleshaj u shpreh se ka kërkuar shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila, ky i fundit ka reaguar për mediat. Zef Hila thotë se nuk ka qënë në protestë një natë më parë, madje as ka qënë në dijeni të kësaj proteste. Hila thekson se ende nuk ka dijeni për shkarkimin e tij.

“Unë nuk kam qenë as në protestë, dhe as pranë vendit ku u zhvillua tubimi. Unë nuk jam në dijeni të nismës së ministrit për shkarkim, por ministri nuk është në dijeni nëse kam qenë apo jo unë. Kjo ka qenë një nismë e degës së PD-së, nuk ka pasur lidhje kreu i Bashkisë, ministrin e kanë disinformuar. Vëllai im ka qenë në protestë si mbështetës i PD-së, nuk jam në dijeni të arrestimit të tij”, – u shpreh Hila për mediat.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *