• |
ide | kryesore

Basha-qytetarëve: Dhuna nuk është zgjidhja, regjimi i Ramës drejt fundit

Lajme, Të fundit


Kryetari i PD Lulzim Basha, në deklaratën e tij nga selia e Partisë Demokratike, është shprehur se dhuna nuk është zgjidhja për të larguar kryeministrin Rama.

“Unë besoj se forca jonë qendron tek drejtësia e asaj që kërkojmë, qëndron tek këmbëngulja, durimi dhe kurajo jonë.

Asnjë rezultat politik, asnjë pushtet politik që del nga dhuna, nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popujt dhe për qeverisjet e tyre”, u shpreh Basha, duke shtuar se prej dhunës përfiton vetëm kryeministri Rama.

Deklarata e Bashës:

Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë mekanizmi se si njerëzit vendosin për qeverisjen që duan, por nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve, por nesër nuk do të ketë liri dhe nuk do të ketë shprehje vullneti.

Zgjedhjet janë mekanizëm kushtetues dhe ligjor, por nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji në një proces antikushtetues dhe thellësisht kriminal.

Të dashur bashkëqytetarë:

Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë. Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, do të ishte mënyra e dhunshme, e cila do të shkaktonte vëllavrasje dhe humbje njerëzore e plagë shoqërore.

Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike. Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura,

Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës!

Ndaj sot dua t’i them cdo demokrati dhe qytetari që është bashkuar në përpjekjet tona: Jini të gjithë krenarë, sepse i kemi bërë një shërbim të madh Shqipërisë duke mos rënë pre e dhunës së orkestruar nga Edi Rama!

Unë jam krenar me dinjitetin, qytetarinë dhe kurajon tuaj!

Falë tyre, ky regjim është plagosur për vdekje dhe do të rrëzohet shumë shpejt.

Unë e di, se ka shumë njerëz që mendojnë se me autokratë si Edi Rama, Dhuna është i vetmi mjet për ta hequr, se Edi Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër, veç asaj të dhunës.

Këtë opinion ma kanë shprehur shumë anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Ma kanë shprehur shumë qytetarë, analistë politikë e të tjerë, por unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja.

Unë besoj se forca jonë qendron tek drejtësia e asaj që kërkojmë, qëndron tek këmbëngulja, durimi dhe kurajo jonë.

Asnjë rezultat politik, asnjë pushtet politik që del nga dhuna, nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popujt dhe për qeverisjet e tyre.

Dhuna prodhon ndërrime mekanike të pushtetit, pa bërë asnjë pastrim dhe transformim. Dhuna krijon përligje kriminale tek ata që vinë në pushtet prej saj

Unë besoj se nga dhuna në 30 qershor nuk përfiton askush përveç Edi Ramës.


9 Comments

  1. Ouuu? Po ju sikur do i pamundesonit zgjedhjet? Yyyyt, rrembythje, late me letra ne Polici e Gjykata 1000 vete nga te cilet 200 te arrestuar dhe tani thoni do bjere pasneser. Legen

  2. Gjeja me mend qe bere !te kuq Jane nonat e poshtersise u mor veshe qe nuk e leshon ! Plus sot eshte G20 njeri se ka mendjen ne katundit tone ! Bravo

  3. Jam me ty!
    Neser ne shenje paqe, do qi njeren fort tek dera e qendres se votimit dhe nuk do le njeri te votoj! Me palle ne dore do jem! Por pasneser dua revolucion!

  4. Ti neri si bythqiri I vogel I luluse,neser ti nuk del dot nga shtepia se do te perdhunojne komshite ty dhe secilin qe mendon si ty o rrotekari,ti qe han kar nga mengjezi ne darke ti do te perdhunosh,ty qe salihu te ka perdhunuar trute qe kur ti linde ne ferrat e vicidolit

  5. Ma ke zene karin bosh lale, se e kam shkarku me galop. Por pasneser do kem per gjithe femrat e fisit tat, mos u merzit. Ty me duket sikur ta ka qejfi per vete , se ke ja 2 jave qe i vjen verdalle karit tim.
    Nuk te bej dot derman ty,qe vec jot teme per meshir ta ka qir.

  6. O do mbaje njeri pergjegjesi per gjiiiiith ket deshtim.

    Humbe zgjedhjet kombetare duke qene numri dy i partise.
    Shkaterove strukturat lokale e qendrore te PD dhe vure njerez anonim.
    Humbe zgjedhjet lokale – the na i vodhen.
    Humbe prap zgjedhjet kombetare me rezultat edhe me te dobet se ’97 – prap the na i vodhen.

    Largove deputetet dhe humbe pushtetin qendror – i zevendesove deputetet me Gjuzin&Co
    Neser do humbesh pushtetet lokale
    9 mitingje kombetare nuk prodhuan gje – Rama eshte ne pushtet dhe ka mbeshtetjen e nderkombetarve
    PDja eshte e izoluar dhe rezikon te futet ne nje kategori me hesbollahet

  7. maloke te qelbur flamur noçka, taulant palla, ik nga ke ardhur e mos na qelb Tiranen thotë:

    Hahahahaaa

    O Guri, o trim me flete!!!!!

    po ikni vritni veten o maloke e katundare se na çate trapin!!!

    Me nje fjali ju beri zap amerika

    Bythqira te te gjithe kraheve, vdisni!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *