• |
ide | kryesore

Mbyllen votimet, reagon Lulzim Basha

Lajme, Të fundit


“Sot shqiptarë braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85% e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste” – tha Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas mbylljes se procesit.

“Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët, pasi për të sot votuan më pak se në vitin 2015 dhe 2017. Votimi i sotëm njëpartiak dhe nën kontroll të plotë njëpartiak ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Europë, që nga koha e komunizmit.

Organizata e Rilindjes sot kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë dhe çertifikonte vetë. Kjo është parodi tragjike e demokracisë, kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.

Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore, votime të shumëfishta nga i njëjti person mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda” – tha Basha. ©LAPSI.al


10 Comments

  1. Komediani i shekullit nuk na zhgenjeu,doli prape dhe humbjen e quajti fitore dhe su matematicien i zoti 7×7=42 tani nxori edhe 85% nuk votuan!!!pra ky i ben llogarte per 3 milion e ca me te drejte vote por “harron”qe nga keta nje milion e gjysem jane jashte Shqiperise dhe 760 mije qe votuan eshte nje shuplake e madhe per kete deshtak,lum Rama qe paska lindur me kemishe dhe ka nje kundershtar kaq te dobet perballe dhe per sa kohe Basha nuk reflekton,Rama e ka te sigurte karrigen…

  2. Vete voto vete kontrollo vete firmos vete vulos presion administrates me pushim nga puna etj etj. Prape se prape Rama eshte i deshtuar. Tani urdherin per 30 %.
    O morr i kuq a krymb qenefi Rama ra ne kurthin e perendimoreve.
    Tani nis per te Tik Tak

  3. Basha me te vertete mund te jete komedian, por km sot u kthye ne nje person tragjik. Megjithese jepet zyrtarisht nje shifer prej 19% te votuesve, ai e di mire se nje pjese e votave do dalin te pavlefshme, e di mire se nje pjese e mire e votuesve kane shkuar me zor ne votime dhe te frikesuar, njerez qe ne nje situate te patensionuar shume kollaj mund te mos votojne, i di shume mire presionet qe i jane bere administrates kane rritur numrin e votuesve, i di mire se sa jane personat qe jane paguar per te votuar dhe e di mire se nje pjese e fleteve te votimit jane futur nga komisioneret partiake, pra maksimalisht ka marre 300 mike vota. PS eshte ne minimumin historik te 1992, ndoshta edhe me poshte. Eshte normale qe persomat qe nuk kane votuar nuk jane te gjithe votues te opozites, por eshte shume e mundshme qe ne nje rast zgjedhjesh eventuale, te shkojne e te votojne kunder arrogances se pushtetit. Moralisht dheme vote qeveria ka rene.

    1. Pse kush te tha qe Ramen e do shumica e popullit,e kam thene dhe me siper qe Rames ia zgjat jeten komediani Basha pasi ne rast se opozita nuk do i kishte bojkotuar zgjedhjet dhe ti shfrytezonte pergjimet per fushate elektorale,Rama do humbte,ama kur Basha çdo humbje e quan fitore,pasi thjeshte qe u votua nuk ka rendesi sa perqind eshte humbje per kauzen qe opozita ngriti per 6 muaj,thjeshte qe zgjedhjet u bene me Ramen eshte humbje,pra Basha duhet te reflektoje,ose me sakte baza e PDse duhet te reagoje dhe mbase duhet te nderroje lider qe te ngjalli shprese…

  4. Opozita institucuonale sot humbi, ndersa opozita ose apatia popullore perkundrejt qeverise, fitoi. Kjo nuk ka ndonje vlere per te penguar Ramen, sepse dhe ne komunizem shumica e njerezve ishin kunder ose inert me regjimin.

  5. Eshte gabim te mendosh se keta te rinjte jane me te mire se Saliu, perkundrazi. Rama eshte shume me i keq, ndersa luli ka avantazhin qe nuk ka te njejten marredhenie morboze me pushtetin, por nga ana tjeter ka nje lloj dobesie, qe nund t’i beje kafshet e oligarkise te fitojne po aq sa me Ramen. Duhet thene gjithsesi se ne drejtimin e Bashkise nuk manifestoi as autoritarizem, e as kapje totale nga oligarkia si Lali Eri, sepse ne realitet nuk manifestoi asgje. Luli eshte akoma mister per menyren sesi e ushtron pushtetin. Si Minister ishte ordinance e Saliut. Si kryetar partie ka qene pjeserisht ordinance e Saliut. Si kryetar Bashkie nuk beri asgje, sepse nuk ishte ne presion per te bere gje. Si kryeminister do jete ne presion per te bere gjera dhe per te marre vendime te rendesishme. Thjesht nuk kam besim qe do t’i rezistoje interesave te oligarkeve dhe krimineleve, sepse nuk te jep pershtypjen se beson ne ndonje parim. Gjithsesi, perderisa perceptohet gjeresisht si i palidhur me krimin, duhet shperblyer me nje gjysem besimi nga shqiptaret e ndershem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *