• |
ide | kryesore

“A i përmbushin standartet zgjedhjet e 30 qershorit?”, shefja e misionit të OSBE-ODIHR i shmanget pyetjes

Lajme, Të fundit


Gjatë prezantimit të gjetjeve dhe përfundimeve paraprake pas monitorimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, shefja e misionit të OSBE-ODIHR, Audrey Glover, u pyet nga gazetarët nëse standardet që u demostruan ditën e ndjeshme gjatë procesit të votimit, janë normale dhe të pranueshme për t’i hapur Shqipërisë dyert e Bashkimit Evropian.

Unë dua të them që në zgjedhjet e 1996 nuk isha fizikisht këtu edhe pse isha shefe e burimeve njerëzore.  Sa i përket pyetjes tuaj lidhur me standardet dhe hapjes së negociatave nuk është në fakt pyetje për ne, por për përfaqësues BE.”- tha Glover, duke mbajtur një qendrim evaziv dhe duke iu shmangur pyetjes.

Ndërsa, lidhur me çertifikimin e zgjedhjeve të djeshme, ku në një numër të konsiderueshëm nga 61 bashki të vendit, gara përfaësohej nga një kandidat i vetëm, Glover u shpreh se kjo kompetencë u përket institucioneve dhe gjykatave. “Nuk është puna jonë të certifikojmë zgjedhjet, për 2 muaj do të dalim me një raport te detajuar. Certifikimi i tyre është në autoritetin e këtij institucioneve të këtij vendi si dhe gjykatave.

 

 


5 Comments

  1. Po per se vijne ketu keta ndekontinentalet nqs nuk shprehen jane apo sjan zgjedhje Perse valle he api vijne mbushin ndanje valixhe dhe bai bai albania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *