• |
ide | kryesore

Zjarr në një banesë në Elbasan

Lajme


Një banesë është përshirë nga zjarri pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala” të qytetit. Mësohet se në banesën e përfshirë nga zjarri nuk banon njeri, por përhapja e flakëve rrezikon banesat përreth saj.

Tre makina zjarrfikëse bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të zjarrit.

Megjithatë banorët e banesave përreth saj u evakuuan për arsye sigurie.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit sepse banesa ishte e pabanueshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *