• |
ide | kryesore

Konferenca e Metës, ministrja: Amanet mushkat se Baba Xhikja na la

Lajme


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas konferencës për shtyp të presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!”, shkruan Spiropali në postimin e saj në “Twitter”, duke i bashkangjitur edhe një foto të kreut të shtetit gjatë konferencës.

Meta deklaroi se do të hidhte në tavolinë propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe për postin presidencial më 13 tetor. Në ligjëratën e tij, presidenti nuk ka lënë pa “fshikulluar” edhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të ndryshme në Tiranë, duke u kërkuar të mos nëpërkëmbin Kushtetutën e vendit.

 

 

Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë”, tha Meta në konferencë duke shtuar se “unë do të garoj për president me këto kompetenca që kam. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë që shqiptarët të mos shkojnë sërish të futen nëpër ambasada. Boll e zbrazëm Shqipërinë. Do ta bëjmë një vend europian, një vend ku askush nuk dhunon ligjin dhe institucionet. Kjo është zgjidhja që unë jap dhe nuk është turp as për mua nëse populli nuk më voton. Kjo është rruga e zgjidhjes së krizave. Nëse ka ndonjë propozim për kandidat për president Edi Rama ta bëjë. Të mos tallet askush me Kushtetutën tonë. U tallën njëherë në 2008.”- tha Meta.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *