• |
ide | kryesore

Lokalet 2019/ Fituesit në 58 bashki, vijon numërimi në 3 të tjera

Arkiva, Lajme, Të fundit


Në 3 bashki, përkatësisht në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, vijon ende numërimi, ndërsa në 58 bashki ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe është shpallur fituesi i votimeve lokale.

Bëhet fjalë për bashkitë Divjakë, Pustec, Memaliaj, Fushë-Arrëz, Konispol, Libohovë, Kolonjë, Belsh, Himarë, Roskovec, Poliçan, Vorë, Lushnje, Skrapar, Prrenjas, Mallakastër, Malësi e Madhe, Pukë, Ura Vajgurora, Librazhdi, Gramshi, Tropoja, Selenicë, Has, Kavajë, Patos, Bulqizë, Delvinë, Kukës, Korçë, Fier, Vlorë, Peqin, Mirditë, Shijak, Kurbin, Kamëz, Rrogozhinë, Berat, Kuçovë, Këlcyrë, Dibër, Klos, Mat, Maliq, Tepelenë, Krujë, Cërrik, Përmet, Gjirokastër, Dropull, Lezhë, Elbasan, Finiq, Sarandë.

Nga të gjitha rezultatet e deritanishme fituese është shpallur Partia Socialiste, e cila garonte e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtojmë se nga të dhënat zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë më 30 qershor votuan 771 863 qytetarë apo e përkthyer në përqindje në 21.6%.


3 Comments

  1. A ka mbaruar numerimi ne Tirane? Aman se po dridhemi nga halli se mos e merr ky i BD bashkine dhe do kemi pastaj bashkine qe s’duam.

  2. Ne keto 771 mije votues a jane perfshire edhe ata vota qe dolen teper apo jo? Jo per gje, po jane nje mbeshtetje e madhe per partine tene. Vec kesaj, ata qe tehkaluan realizimin e planit duhet te shperblehen sic ka qene tradite ne pllanet e fundit pesevjecare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *