• |
ide | kryesore

“Reuters”: Shqipëria dhe Maqedonia do të jenë “viktimat” e para të irritimit të Macron

Lajme, Planet

Kështu shkruan Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull temës së zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke vënë theksin tek zotimi i presidentit francez, Emmanuel Macron, për të penguar anëtarësime të radhës deri në arritjen e një reformimi të brendshëm të Unionit. “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të jenë viktimat e parë të irritimit të Macron nëse ai vazhdon (rrugën e bllokimit), edhe pse dëshira e tyre për bisedimet e pranimit ka mbetur në vend për më shumë se një vit.”- nis artikulli i titulluar “Franca shfryn aspiratat e zgjerimit të BE-së”.

Franca shqetësohet se zgjerimi do të ngadalësonte vendimmarrjen në BE dhe do të inkurajonte partitë nacionaliste. Macron është shprehur se prestigji i Europës do të ishte në rrezik nëse blloku do të mbahet vazhdimisht peng i “grupeve minoritare”, pra i vendeve të vogla që së bashku formojnë një peshë të konsiderueshme përfaqësimi për vendime të rëndësishme, në çështje që fillojnë nga ndryshimet klimaterike deri te emigracioni.

Jam më shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës varet në zgjerimin e mëtejshëm, ne nuk mund të gjejmë marrëveshje midis 28 shteteve. Unë jam këmbëngulës në faktin se do të refuzoj çdo formë të zgjerimit përpara reformave të thella të mënyrës se si ne funksionojmë institucionalisht”, citon Reuters presidentin francez.

Sipas “Reuters”, Shqipëria është perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave dhe që përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës Veriore.

Zgjerimi kërkon unanimitet, kujton “Reuters”, që nënkupton se Macron do të ketë fuqinë e vetos.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu