• |
ide | kryesore

Video/ Në stadiumin e 7-1 Brazili harron Gjermaninë: 2-0 ndaj Argjentinës dhe është në finale

Sport, Video



Finalisti i parë i Kupës së Amerikës 2019 është Brazili, që në Belo Horizonte ka mposhtur 2-0 Argjentinën, duke i shkuar tashmë aktit të fundit të kompeticionit si pretendenti i madh. E bën këtë në stadiumin Mineirão, i njëjti i gjysëmfinales së Botërorit 2014, humbur keq kundër Gjermanisë (1-7). Edhe këtë herë, si pesë vjet më parë, mungoi Neymar, por vendosën Gabriel Jesus e Firmino, duke shënuar në minutat e 19′ e 71′ pas aksioneve spektakolarë.

Duhej kurajo, ndoshta. E me shumë mundësi edhe bindje, sepse vështirë të mendohet që nuk ishte e parashikuar që në këtë pikë të turneut të luhej këtu. Në të gjitha rastet, Brazili u tregua më i fortë se bestytnitë psikologjike, duke fituar “Superclásico de las Américas” kundër Argjentinës, për të arritur finale. 2-0 është një rezultat që tregon shumë, sidomos pot ë kesh parasysh faktin se Selecao ka mbërritur në aktin final të turneut pa pësuar asnjë gol.

Pas një fillimi të kujdesshëm, ku publikut ende nuk i ishin fshirë fantazmat e pesë viteve më parë nga mendja, tensionin e largoi Gabriel Jesus, që kaloi Brazilin në avantazh në të 19′: Dani Alves dribloi me një sombrero, përpara se të shmangte një kundërshtar dhe të filtronte për Firmino. Sulmuesi i Liverpool e kaloi tokazi tek kolegu i Manchester City. Tre prekje të menjëhershme, me topin që nuk e braktisi kurrë barin e fushës deri kur përfundoi në rrjetë. E Brazili, edhe mentalisht fluturoi.

Argjentina nuk doli dot nga sindroma e viteve të fundit: Messi e Aguero u përplasën me prapavijën e pakalueshme të Brazilit, që edhe kur u kap e papërgatitur në zhvillimet e një goditje dënimi nga Aguero, shpëtoi nga traversa. Por Brazili është pse shumë i fortë fizikisht, ndryshe nga të mrekullueshmit e dikurshëm, di të magjepsë: në të 71′, Argjentina u kap në befasi nga Gabriel Jesus i jashtëzakonshëm, që kaloi Pezzella, Otamendi e Foyth, duke i kthyer favorin Firmino, që vetëm e dërgon topin në rrjetë. Pas shtyllës së Messi dhe fërshëllimës së trefishtë të arbitrit, shpërtheu “Olé” e lumturisë së tifozëve, ndërsa Brazili shkon me personalitet të madh në Kupën e Amerikës 2019.

https://www.youtube.com/watch?v=riLf8UQ-hJY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *