• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, PS ndryshon seancën për shkarkimin e Metës

Lajme, Të fundit

Ka ndryshuar orari i seancës parlamentare që ishte parashikuar të mbahej të hënën më datë 8 korrik në orën 18:00. Në njoftimin e Kuvendit, ku është përcaktuar edhe rendi i ditës, njoftohet se seanca do të nisë në orën 17:00.

Protesta e dhjetë në radhë në rang kombëtar mendohet të jetë bërë shkak i këtij ndryshimi. Opozita njoftoi se do të protestojë të hënën më 8 korrik duke nisur nga ora 20:00. Por, referuar precedentëve, protesta është zhvilluar në dy vende, para godinave të Kryeministrisë dhe të Parlamentit.

Mazhoranca u ka kërkuar deputetëve që të mos mungojnë, pasi pritet të shqyrtohet propozimi i Komisionit të Ligjeve për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, lidhur me nismën e Partisë Socialiste për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

E hënë, datë 8.7.2019, ora 17.00

Rendi i ditës

Bazuar në urdhrin nr. 24, datë 4.7.2019 të Kryetarit të Kuvendit

  1. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
  2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores).
  3. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta. pdf (Rregullore, nenet 48 dhe 112, votim me shumicë të thjeshtë)

Raporti i Komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime (130 minuta debati – 70 minuta shumica parlamentare – 60 minuta opozita parlamentare)

Koha e votimit

 

 

 

 

 

2 Comments

  1. Pse o deputete trima, nga 2000 protestues keni frike ju? Po juve ju kemi si floririn dhe guret e cmuar. Si mund te dilni ju ne ora 17 kur eshte pika e diellit. Po sikur, qofte larg ndonjeri nga ju te ndjehej keq nga vapa? Na fiku zoti pastaj se nuk kemi as te tjere ne lista. Ju jeni antipasta dhe embelsira e kombit. I gjithe kombi do njehej keq po te kishit probleme ju. Ndryshoni ore daten qe te mos i jepni shkak shpellareve te vine e t’ju kercenojne ne kryerjen e detyres tuaj te lavdishme qe e keni marre persiper pas mijra lutjesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu