• |
ide | kryesore

FOTO/ Futen drogë dhe celularë me dron në burgun e Shënkollit, 3 në pranga

Lajme, Të fundit


Policia e shtetit thotë se në bashkëpunim me atë të burgjeve parandaloi një tentativë të futjes në ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit.

Në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, në rrethimin e jashtëm të burgut të Shënkollit, punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës.

Në drejtim të burgut janë nisur forcat e FNSH të Shkodrës të cilat ishin me shërbim në Lezhë si dhe shërbimet e policisë së Lezhës së bashku me grupin hetimor.

Droni u arrit të bllokohet në rrethin e dytë të jashtëm të burgut ku u gjetën të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe 3 telefona celularë.

Tek pjesa e pasme e burgut ne nje distance 1 km, policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe bllokuar një automjet ku brenda të cilit ndodheshin 3 persona. Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit që u sekuestrua brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M.V., 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje, Xh. K., 25 vjeç, banues në Shkodër dhe Xh.L., 28 vjeç, banues në Bajze,Malësi e Madhe, Shkodër.

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkalles së Parë Lezhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitje te narkotikeve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI>al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *