• |
ide | kryesore

“I dua ata që urrejnë Juventus”: Evra bën videon virale, Marchisio i shkon pas “je i çmendur miku im”

Sport, Video



Kanë kaluar tashmë disa vite që kur rrugët e Juventus e mbrojtësit francez Patrice Evra u ndanë, por dashuria që ish-lojtari i United ka për ngjyrat bardhezi e për të gjithë tifozët e tyre, është e jashtëzakonshme. Që kur u largua nga Zonja e Vjetër, Evra gjithnjë e ka treguar me fjalë afeksionin kunddrejt ish-skuadrës së tij, duke e dokumentuar përmes videove të postuar në kanalet e tij të rrjeteve sociale.

Ashtu si kjo e fundit, e postuar sot në Instagram, në të cilën deklaron se dashuron gjithë Italinë e se ndihet bardhezi përgjithmonë: “Për të gjithë të dashurit e mi italianë, kudo jeni në botë, ju dua. Edhe ata që urrejnë Juventus, sepse unë jam juventin përgjithmonë. Italia është një vend që më hapi dyert kur isha 17 vjec. Do tiu dua gjithnjë, forca Juve”.

Surprizisht ka mbërritur edhe përgjigja e një tjetër ish-lojtari të madh bardhezi, Claudio Marchisio që, ka komentuar kështu: “Je i cmendur miku im”, me emoticon të buzëqeshur, që shoqëronin komentin e mesfushorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *