• |
ide | kryesore

Thyerje totale, Neymar nuk prezantohet në stërvitjen e PSG: “Do marrim masa”

Sport



Në Paris ka shpërthyer zyrtarisht cështja Neymar, që të hënën nuk është prezantuar në rifillimin e stërvitjes pas pushimeve. Ashtu si ka komunikuar Psg, me një komunikatë në faqen zyrtare, sulmuesi “ishte grumbulluar për fillimin e aktivitetit, por nuk është prezantuar në orën dhe vendin e duhur, pa qenë i autorizuar – shkruhet aty -. Psg ndjen keqardhje për situatën dhe do të marrë masa”.

Neymar të dielën ka qenë në Rio de Janeiro, ku ka ndjekur finalen e Kupës së Amerikës fituar nga Brazili 3-1 përballë Perùsë. Një zgjedhje e qartë e sulmuesit, që nuk mund të ishte prezent pak orë më vonë në Paris për nisjen e stërvitjes. Psg ka dashur ta saktësojë mungesën e autorizimit për vonesën e lojtarit, duke paralajmëruar masat. Ndjesia është në këtë pikë se është vetëm nisja e krahut të hekurt mes brazilianit dhe shoqërisë e ndërkohë Barcelona pret me padurim lëvizjen finale për të marrë O Ney.

REPLIKA E BABAIT TË NEYMAR
Nuk ka vonuar përgjigja e të atit-agjent të Neymar ndaj Paris Saint-Germain. “Klubi ishte në dijeni të mungesës në rifillimin e stërvitjes”, ka bërë të ditur i ati i lojtarit brazilian për Fox Sports. Motivi i mungesës në grumbullim është një impenjim i marrë prej kohësh me institutin e bamirësisë që mban emrin e Neymar në Brazil.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *