• |
ide | kryesore

Vrasja e Devi Kasmit, ish speciali grek akuzon policinë shqiptare

Lajme, Të fundit


Efthimios Efthimiu, ish-speciali grek i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit ka mohuar sërish të jetë autori i krimit.

Në seancën e sotme gjyqësore, Efthimiu është pyetur por nuk e ka pranuar vrasjen e Kasmit. Më pas, i veshur me një bluzë sport të bardhë, xhinse e një byzylyk në dorë, ai është ngritur më këmbë brenda kafazit me hekura duke treguar kyçet e duarve që i kishte ende me shenja për shkak të prangave.

Ai akuzoi policët që e kishin transportuar nga burgu në gjykatë se ishte faji i tyre për trajtimin johuman, ndërsa me duart e zgjatura jashtë kafazit tregonte shenjat e kuqe të lënë nga prangat duke thënë se ia kishin shtrënguar shumë pas shpine

Greku Efthimiu akuzohet se më 29 janar 2018 ekzekutoi me katër plumba Devi Kasmin, krim të cilin dyshohet se e kreu me pagesë.


1 Comment

  1. e more bythkim, ta dish ti si ka trajtuar shqiptaret policia greke, nuk do ankoheshe po do thoshe faleminerit policeve tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *