• |
ide | kryesore

Itali, shqiptari kapet me 1 kg kokainë. E kishte fshehur në motorin e frigoriferit

Lajme, Të fundit


Një shqiptar 39 vjeçar është arrestuar në Itali me një shumë të konsiderueshme droge që kapte vlerën e 3 milion eurove. Shqiptari i ndaluar është Emiljano Keçi, dhe prej dy javës banonte në një banesë të marrë me qevra në Bergamo.

Arrestimi i tij u bë pas konstatimit nga policia të lëvizjeve të dyshimta të shqiptarit, ku pas kontrollit në çantë iu gjetën rreth 1 kg kokainë. Në një kontroll të mëtejshëm në banesë, shqipotarit iu gjetën edhe 18 kg kokainë tjetër, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë e 10 gr heroinë.

Sipas medieve italiane kokaina në banesë ishte fshehur në motorin e frigoriferit. Po nga kontrolli në banesë iu gjetën edhe 3 armë zjarri, një prej të cilave me silenciator, si edhe edhe prova të tjera. Sipas ekspertëve të luftës kundër narkotrafikut droga e sekuestruar llogaritet në 3 mln euro.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *