• |
ide | kryesore

Kandidatja për Presidente e KE-së: Mbështes hapjen e negociatave për Shqipërinë

Planet



Ursula von der Leyen, kandidatja e propozuar për të marrë drejtimin e Komisionit Evropian, i ka dhënë një përgjigje pozitive një prej kërkesave të grupimit kryesor të qendrës së majtë, Socialistët dhe Demokratët “S&D”, për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, për dy vendet me statusin kandidat, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas televizionit maqedonas “Telma”, Von der Leyen është shprehur se si kryetare e Komisionit Evropian do të mbështesë çeljen e bisedimeve për dy shtetet ballkanike.

Aktualisht, në Parlamentin Evropian po zhvillohet diskutimi për kandidaturën e ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë,  e cila nuk ka konkurrentë në garën për t’u emëruar në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të Unionit. 374 vota janë pragu minimal i përkrahjes së eurodeputetëve që i nevojiten Von der Leyen-it për të pasuar Jean-Claude Juncker në krye të KE-së.

Von der Leyen ka prezantuar një strategji të re për vendosjen e kritereve ligjore pёr pagёn minimale nё mbarё BE-nё, si edhe është zotuar se do tё avancojё luftёn kundёr papunёsisё tek tё rinjtё.

Ndërsa, lidhur me politikёn e refugjatёve ajo synon njё mekanizёm të ri pёr ndarjen e barrёs mes vendeve anёtare.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *