• |
ide | kryesore

‘Rama, i vetmi kryeministër shqiptar që flet pa takt për Kosovën’

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, postoi një foto nga takimi me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në një prej rezidencave zyrtare në Turqi.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre, por ditët e fundit, pas publikimit të telefonatave të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me dy komedianë rusë, është mësuar se pas projektit për ndarjen e Kosovës qëndron jo vetëm Rusia, por edhe Turqia. Kjo e fundit është afruar ndjeshëm me Rusinë, duke shkaktuar jo pak zemërim tek aleatët amerikanë.

Ndërkohë duke iu referuar tezës për ndarjen e Kosovës, analisti kosovar, Enver Robelli shkruan tek Koha Ditore se kjo tezë e ka futur Kosovën në qorrsokak. Sipas tij, kryeministri shqiptar Edi Rama e përkrahu presidentin kosovar, Hashim Thaçi në këtë aventurë.

“Në aventurën për “korrigjimin e kufijve” të Kosovës, kryetari i Kosovës gëzoi përkrahjen e kryeministrit të Shqipërisë, i cili me deklaratat e tij për Kosovën ka shkaktuar shpeshherë dëm dhe ka polarizuar shoqërinë.

Është i vetmi kryeministër i Shqipërisë të cilit ia ka bojkotuar fjalimin opozita në Kosovë për shkak të një fjalimi ku tentonte ta rishkruante historinë e Kosovës, duke injoruar lëvizjen paqësore dhe meritat e saj për mëvetësinë e Kosovës.

Është i vetmi kryeministër shqiptar që flet pa takt për Kosovën. Në ceremoninë e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë propozon president të përbashkët – një provokim i kalkuluar ndaj Bashkimit Evropian, të cilit dëshiron t’i thotë: nëse nuk na pranoni në BE, do të bashkohemi ne shqiptarët. Kush e quan kryetarin e Kosovës tradhtar, ai është gomar – me këtë porosi nga Peja kryeministri shqiptar shkaktoi mjaft tensione në opinion, sepse me këtë ai nuk e mbronte presidentin e Kosovës nga një akuzë e rëndë që ia bënin oponentët më agresivë, por e mbronte idenë për “korrigjimin e kufijve”.

Gjatë 12 muajve të fundit në skenën politike të Tiranës dhe të Prishtinës pamë dy politikanë – kryeministri dhe kryetari – duke i bërë reklamë idesë së presidentit serb për “përkufizim” me shqiptarët,” shkruan ai.

“Pas pushimeve verore drama që e dëmtoi Kosovën mund të vazhdojë, sepse ka një plan. Ai plan është i Serbisë, për atë plan ka filluar të negociojë presidenti i Kosovës. Serbia nuk ka arsye të tërhiqet. Do të përsërisë vazhdimisht se i është premtuar një copë e Kosovës, pastaj shohim e bëjmë – ndoshta Kosova hyn në OKB, ndoshta jo, sepse kjo varet nga Rusia dhe jo nga Serbia,”vijon Robelli.

11 Comments

  1. Nese ka ndonje antishqiptar ne kete nes jeni ju te lapsit dhe sufllaqexhinjte qe paguani per komentet e tipit ari.
    Ju shpelafte mortja per sa nefative jeni, por helbete paret e rusit dhe serbit qe mbajne gjalle kete portal i kane rregulluar jeten Shkullakut dhe lehtesuar dhimbjet ekzistenciale Bushatit.

  2. Erdogan nuk ka ndonje simpati per shqiptaret, sepse eshte idhtar i perandorise dhe sepse ne jemi keta qe jemi , por baza e votuesve te Erdogan, eshte primitive qe nuk ka lidhje as me ne, as me kete shekull dhe as me dy perpara ketij. Ndersa Rama shet dhe Zahon per pushtet. Ky eshte kombinimi me i mire njerezor per te copetuar Kosoven dhe per te ndezur zjarrin ne Ballkan, qe Turqise vetem perfitime i sjell. Rama, kryeministri i bythes se kutise, po behet i rrezikshem edhe per te ardhmen. Robelli eshte gjithmone i kthjellet e ato qe shkruan.

  3. Rama na flet gjithe kohes per standarte europiane…pastaj i fut nje pilaf me liderin turk ajde merre vesh ket koqe kanari nderkohe qe erdogani i ka me keq se kurre marredheniet me Ameriken dhe Europen. Kush ka ndonje shpjegim konspiracionist te na ndricoje.

  4. I kane mare mungesat keta? Ne tavolinen rrumbull ku te gjithe jane te barabarte po vec njeri komandon mungojne sorra eka vllahutin pigali palma qe e mer era lulu ce duni filipi rikes putanela rusis vuci qe ben cinin breke dhe qershia mbi torte thaqi dhe sorra osi. Atehere po tabloja e vitit . Piktori lideri botror rilindas. Mos harosh piktor te mbulohesh me gjethe hashashi. Apo jo harrova ti qendron ma nalt ma nalt………

  5. Tradhetari dhe shitesi me i poshter i kombit tone maskarai dhe me i kamufluari i vendit EDVIN I PA ATEDHEU, ky kafsh me fytyr njeriu duhet te varet si DUQJA ndryshe atedheu ne rrezik o njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu