• |
ide | kryesore

Vala e të nxehtit përfshin sërish Shqipërinë, temperaturat rriten ndjeshëm duke filluar nga nesër

Lajme, Të fundit



Vala e të nxehtit godet sërish Shqipërinë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Duke nisur nga dita e nesërme, një valë tjetër i nxehti pritet të përfshijë Europën, duke u përqendruar kryesisht në pjesën qendrore deri në Skandinavi.

Nga kjo rritje temperaturash do të preket edhe Shqipëria, në harkun kohor të një jave.

Meteorologia Lajda Porja, ka thënë në një pronocim për “Top-channel” se temperaturat nesër pritet të arrijnë në vlerën maksimale 37 gradë, ndërsa e mërkura do të jetë dita më e nxehtë për mbarë vendin.

“Kjo vale do të zgjasë 5-6 ditë. Shqipëria do të mbetet serish në periferi të kësaj vale. Që ditën e diel pritet ndryshim drastik i temperaturave. Nesër do të kemi vlerë maksimale 37 gradë. Ndërkohë që dita më e nxehte për Shqipërinë do të jetë dita e mërkurë, me temperaturë 39 grade, ndërsa ndonjë zonë e veçantë edhe 40 gradë. Më pas do të kemi rikthim të vlerave normale 32-33 gradë.”- ka njoftuar meteorologia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *