• |
ide | kryesore

Stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë, KLGJ: Të zbatohet formula “Euralius”

Lajme, Të fundit


Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur unanimisht që për shkak të situatës emergjente të krijuar për shkak të mosfunksionalitetit të Gjykatës së Lartë, të procedohet me caktimin e gjyqtarëve nga gjykatat më të ulëta në këtë instancë të drejtësisë për çështje të caktuara gjyqësore.

Nënkyetari i KLGJ-së, Maks Qoku, paralajmëron se mosfunksionimi prej muajsh i Gjykatës së Lartë, mund të sjellë një rëndim të situatës mbi buxhetin e shtetit, pasi mund të përballemi me një “eksod” të dosjeve të ankimeve në Strasburg. Duke radhitur si problematikë emergjente për vënien në shinat e funksionalitetit të Gjykatës së Lartë, Qoku, u ndal gjatë mbledhjes së KLGJ-së edhe te fakti se mosngritja e këtij insitucioni, do të dëmtojë krahas buxhetit të shtetit edhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, pasi në këto rrethana do të lirohen personat e ndaluar për ekstradim.

Problematikë është shqyrtimi mbi kompetencat mes gjykatave; Pamundësia e shqyrtimit të çështjeve civile me objekt rekursi persa i përket sidomos ankimeve të individit, por edhe ankimeve të shtetit që dëmtojnë buxhetin e shtetit. Problematikë është edhe ‘eksodi’ i çështjeve që mund të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut ne rast mos funksionimi vazhdues të Gjykatës së Lartë”, është shprehur Qoku gjatë mbledhjes.

Si rrugëdalje nga ky ngërç procedurial, Qoku propozon ndërhyrjen emergjente për plotësimin e trupës, me të paktën anëtarët jogjyqtarë, si edhe delegimin e përkohshëm të anëtarëve të Gjykatave më të ulëta në Gjykatën e Lartë, një formulë e vënë në dukje muaj më parë edhe nga “Euralius”. Propozim, ky i cili u miratua unanimisht nga anëtarët e KLGJ-së.

Aëtarët e Gjykatës së Lartë do të zgjidhen me short për çështje të caktuara nga Gjykatat e Apelit dhe duhet të kenë mbi 13 vjet përvojë. Këtë mërkurë është afati i fundit i paraqitjes së kandidaturave të anëtarëve jogjyqtarë.


2 Comments

  1. Gallate. Qyfyre tao rilindjesh felash lu sorecash lejlash rucrash xhafrash ulsunjash& co. Eshte vere dhe vera i ka keto….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *