• |
ide | kryesore

Dëmtim i rëndë për blerjen më të rëndësishme të Milan: shembje e kaviljes kundër Bayern

Sport



Një dëmtim që dhemb më shumë se humbja kundër Bayern Munchen në International Champions Cup. Në fund të pjesës së parë Theo Hernandez, deri në atë moment shumë pozitiv në impaktin me ndeshjen, ka dalë me barrel për shkak të dëmtimit. Traumë shembje në kavilje: ky është rezultati i kontrolleve të para radiologjike të cilave iu nënshtrua lojtari francez. Për fatin e Milan kontrollet kanë përjashtuar frakturat dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. 21 vjecari mund të rikuperojë në kohë për javën e parë të kampionatit.

Sido të jetë një lajm i keq për teknikun Giampaolom edhe sepse ish-lojtari i Real Madrid, në gol në debutimin në miqësoren kundër Novara, ishte ndoshta më i miri në fushë në fraksionin e luajtur kundër bavarezëve. Ky dëmtim komplikon momentalisht planet e teknikut, i detyruar të studiojë zgjedhje të tjera në krahun e majtë, ku të paktën alternativat nuk mungojnë (Ricardo Rodriguez e Calabria).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *