• |
ide | kryesore

Alexis Sanchez pranë zbarkimit në Serie A: United i hapur për huazimin

Sport


Ndërsa tratativa Dzeko-Icardi vazhdon pa u zhbllokuar, në kampin e Romës zërat e fundit të merkatos ndezin zemrat e tifozëve verdhekuq: sipas asaj që bën të ditur The Sun, në fakt, Alexis Sanchez është një hap nga lamtumira tek Manchester United e klubi anglez ka hapur rrugën e një huazimi të kilenit tek verdhekuqtë.

Si shkruajnë në Angli, është tashmë thyerje totale mes United e sulmuesit, kundër të cilit Solskjaer është gati të përdorë grushtin e hekurt, sidomos pas sherrit të fundit me të riun Mason Greenëood për një ndërhyrje të ashpër gjatë një stërvitje. Nëse vazhdon të refuzojë cdo destinacion, Sanchez rrezikon seriozisht të zbresë në skuadrën e rezervave të Red Devils, me prespektivën të mos luajë kurrë me skuadrën e parë.

Shoqëria angleze është e gatshme të shesë lojtarin, edhe në huazim madje, duke i paguar edhe një pjesë nga rroga (28 milionë euro në sezon), me Romën që e ka bërë tashmë kërkesën për huazimin e Sanchez. Një rast i shkëlqyer për klubin verdhekuq, por duhet bindur Nino Maravilla të transferohet në kryeqytet, e të rikthehet në Serie A.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *