• |
ide | kryesore

Inter ‘Maravilla’: Sanchez pranë huazimit në zikaltër nga United

Sport



Inter një hap nga Alexis Sanchez. Kileni, 30 vjecar, është një i padëshirueshëm luksi tek Manchester United e zikaltrit kanë studiuar terrenin me agjentin e lojtarit, që ka dhënë aprovimin për transferimin në huazim me të drejtën e blerjes në Milano. Sanchez ka një pagesë të cmendur, por Inter në tratativë me Manchester United ka arritur një akord të rëndësishëm për të ndarë pagesën e Niño Maravilla, me lojtarin që madje është treguar i gatshëm të reduktojë rrogën për tu transferuar tek Inter.

Në radhët e United sulmuesi kilen mbërriti në janar 2018, por nuk bindi asnjëherë, pas viteve të shkëlqyera të kaluara tek Arsenal. Në fakt Inter shpreson të kthehet protagonist në Serie A, ku Sanchez ka shpërthyer më parë me fanellën e Udinese, përpara se të transferohej tek Barcelona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *