• |
ide | kryesore

Gjirokastër, prishet ndërtimi pa leje në zonën muzeale (FOTO)

Lajme



Një ndërtim pa leje është prishur sot në zonën muzeale të Gjirokastrës, me urdhër të kryebashkiakut të ri, Flamur Golemi. Ndërtimi ishte ngritur muajt e fundit në kompleksin e pazarit karakteristik.

Objekti ishte një ballkon betoni dhe tendë që binte ndesh me parametrat e kompleksit muzeal dhe për më tepër pa marrë leje.

Nuk dihet nëse do të ketë apo jo hetim të zyrtarëve që e toleruan këtë ndërtim. Në Gjirokastër cdo ndërtim që kryhet bëhet me miratim të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe UNESCO-s. Aktualisht në atë zonë janë duke u kryer punimet për restaurimin e kalldrëmeve.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *