• |
ide | kryesore

Dalin emrat/ Kush janë pronarët e kompanive të transportit që prodhonin bileta false

Lajme, Të fundit


8 persona u vunë në pranga ditën e djeshme në Tiranë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri –tjetrin, kanë falsifikuar bileta të transportit urban, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e shumave të konsiderueshme monetare.

Policia nuk ka bërë të ditur emrat e tyre përmes një komunikimi zyrtar, por burimet informale kanë konfirmuar se të arrestuarit janë: Fatos Vrapi, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit “AlbaTrans” dhe bashkëshortja e tij, Albana Vrapi, administratore dhe ortake, të dy  bashkëpronarë të linjave të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës; Evis Vora, i cili ka në pronësi linjën e Porcelanit; Lulëzim Allaraj, dispeçer i një linje autobusësh; Aldi Duka, 39 vjeç, me detyrë dispeçer i një linje autobusësh; Klodiana Qato, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusësh.

Po ashtu, u ndaluan Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, babë e bir, të cilët janë ortakë në linjën e Unazës. Ndalimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Bileta e falsifikuar”, me finalizimin e të cilit ku u sekuestruan 150 000 bileta urbani të falsifikuara, që konvertohen në vlerën e 6 000 000 lekëve të reja.  Nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme, të arrestuarit i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, ende të papërllogaritur me saktësi.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i letrave me vlerë” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

 


6 Comments

  1. E gjithe.kjo supervjedhje , eshte me mbeshtetjen e bashkise, ku protagonisti kryesor eshte Taulant Tusha, mekembesi i Erjonit

  2. Fatos Vrapi eshte daja Blendi Gonxhes dhe mik i Rames. Ka bere disa fushata pa leke per Kadriun e madherishem, por ku pyet Kadriu per ndere, te perdor dhe pastaj te shet

  3. Erjon gjarpri esht i pangopur…i shtrydhi mire e mire dhe tani i heq qafe..po i vje dita dhe cim fushes si kta do perfundoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *