• |
ide | kryesore

Sanchez zgjedh numrin 17: të premten bashkohet me Inter

Sport



Alexis Sanchez e ka pushtuar Milanon dhe Inter ende pa zbritur mirë, pavarësisht se kondicioni fizik i ish-lojtarit të Manchester United nuk është ai më i miri. Kileni ka kryer me sukses vizitat mjekësore, por me grupin do të bashkohet vetëm nesër, duke qenë se sot është kthyer në Angli për të kompletuar formalitetet e fundit për të marrë transferimin e për të përshëndetur ish-shokët.

Kështu, përpara ndeshjes së radhës së zikaltërve, sulmuesi do të ketë vetëm dy stërvitje me grupin e ri, shumë pak për të rrëmbyer një grumbullim, që edhe nëse vjen do të jetë simbolik, duke patur parasysh faktin që në muajin e fundit në Manchester, Alexis nuk ka luajtur në asnjë nga sfidat zyrtare të Red Devils. Kështu mbetet që kileni të jetë gati për rifillimin e kampionatit pas pauzës për impenjimet e kombëtareve.

Ndërkohë, dje, pas vizitave mjekësore, sulmuesi ka patur mundësi të takohet me Conte e të shkëmbejnë impresionet e para me teknikun zikaltër: është e madhe dëshira për të nisur sa më shpejt aventurën e re e të hedhë poshtë kritikat që ka marrë në vitin e tij të fundit në Angli. Me numrin 7 të zënë nga Icardi, kileni me shumë mundësi do të marrë 17, atë të përdorur në sezonet e para me Arsenal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *