• |
ide | kryesore

Trafik droge nga Ballkani në Itali, arrestohen 4 shqiptarë dhe 9 italianë

Lajme, Të fundit



13 persona midis të cilëve 4 shqiptarë dhe 9 italianë janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të operacionit të koduar “Tuneli” dhe që ka lidhje me identifikimin dhe ndalimin e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës. Trafikantët merreshin me trafikun e drogës nga Ballkani në Mangialupi në Messina.

Sipas medieve italiane policia ka arrestuar Ajet Çepaj 50 vjeç dhe Rito Meçaj që jetonin në Barcelonë ndërsa Ernard Hoxha 34 vjeç jetonte në Leçe. Një tjetër i dyshuar i ndaluar është 29-vjeçari shqiptar Klaidi Koka, i cili jetonte në Ragusa. Në kërkim nga policia mbeten ende dy shqiptarë, të cilët janë Myzafer Binaj, 40 vjeç dhe Gerti Kalaj, 29 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *