• |
ide | kryesore

Kriza politike/ SHBA sjell në Tiranë zyrtarin e lartë për takime me liderët politike

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa kriza politike thellohet ashtu si marrëdhënia e opozitës me maxhorancës me një hon të thellë në mes nuk ka asnjë përmirësim, SHBA sjell në Tiranë një zyrtar të lartë.

Burimet bënë të ditur se Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik do vizitojë Tiranën këtë javë.

Mësohet se Kostelancik do të ketë takime me liderët kryesorë në vend dhe përfaqësues të forcave politike për zgjidhjen e krizës politike. Po kështu, të enjtën zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Kostelancik është një diplomat karriere. Më herët ka qenë edhe pjesë e stafit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Deri në korrik ai ka qenë zëvendës ambasador i SHBA në Hungari. Gjithashtu ka mbuluar në DASH marrëdhëniet me Rusinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *