• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Inter entuziast për Sanchez, por lojtarët e United bënë festë: “Përse ta paguaje aq?”

Sport



Alexis Sanchez ishte goditja e minutës së fundit e merkatos për Inter, duke entuziazmuar tifozët zikaltër, por në Manchester, nga anët e Old Trafford, lojtarët kanë festuar shitjen e tij. Sipas prapaskenës së publikuar nga tabloidi anglez ‘The Sun’, në fakt, shumë lojtarë të Red Devils e konsideronin pagesën e kilenit shumë të lartë e kanë qenë shumë të lumtur për largimin e tij: “Nuk ishte një Messi, kështu që përse ti paguaje gjithë atë rrogë?”, ka qenë zëri që është ngritur brenda dhomave të zhveshjes.

Pagesa e frikshme prej 505 mijë stërlina në javë (rreth 20 milionë euro në sezon) që fitonte Sanchez kishte shkaktuar shumë pakënaqësi brenda organikës së United, sidomos duke patur parasysh se kileni në 45 prezenca me fanellën e Red Devils ka shënuar vetëm 5 gola.

Sipas asaj që lexohet tek The Sun, shumë ish-shokë të Sanchez nuk e duronin dot pabarazinë e trajtimit e mes tyre edhe David De Gea, i cili për të rinovuar kontratën e tij, në skadencë në 2020 ka kërkuar nga klubi një rrogë të barabartë me atë të sulmuesit kilen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *