Kryeministri Edi Rama është nisur drejt OKB ne Shtetetet e Bashkuara të Amerikës, vizitë të cilën e ndërpreu dy ditë më parë, për shkak të tërmetit 5.8 ballë që tronditi vendin.
Para nisjes ai dha një tjetër mesazh të fortë për mediet dhe gazetarët, që krijuan mbrëmjen e kaluar alarm dhe panik te qytetarët, teksa paralajmëruan një tërmet apokaliptik 6 ballësh, duke nxjerrë në rrugë shumë njerëz.
“Jam thellësisht i revoltuar, që një idiot apo disa syresh së bashku, përhapën një Fakenews kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues dhe kallën mbrëmë panikun në shpirtin e shumëkujt prej jush! Po njëkohësisht, jam thellësisht i keqardhur, që shumë prej jush, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr, rrëmujë, kaos mundësisht, për arsyet e panjerëzishme të Mosarsyes. Sot për Shqipërinë nis një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat dhe prandaj edhe unë, vendosa të rimarr udhëtimin e punës për në Nju Jork, ku do të takohem me Presidentin e Shteteve të Bashkuara e me të tjerë kryetarë shtetesh e qeverish apo personalitete me rëndësi, si edhe do të flas në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, shkruan Rama ndër të tjera.
“Tërmeti që ra mbi Shqipërinë, tronditi qindramijëra familje, por fatlumësisht nuk mori asnjë jetë dhe dëmet e tij, që krahasuar me të tjera vende përreth, për të njëjtën shkallë Rihter e të njëjtat ballë në epiqendrën fare pranë Durrësit, mund të kishin qenë katastrofike, ishin të thuash pak, minimale. Lekundjet e mëpastajme, me të cilat u arrit deri në spekullimin çnjerëzor të mbrëmjes së djeshme, ishin sipas të gjithë ekspertëve, krejt brenda normës së procesit të stabilizimit të pllakave tektonike” vazhdon ai.
Idiot duhet te jete Ben Blushi, se ehde Topchannel e kishte te faqja e vete lajmin, por e fshine..
Madje ata e perhapen te paret por fajin e mori syri.net
Ke gjet ndonje Bilal tjeter qe te t’paguaje per takimin me Trumpin?
Mbylle halene e gojes o robqir i droguar ! po shkollat pse i mbyllet sot o plehra ne mes te nates e dhate lajmin per mbylljen e shkollave, po ToPQeni qe kishte gjithe diten qe perhapte lajme te frikshme,po Fugçpumi qe perhapi ne media 1 muaj me pare materialet sekrete te Metes! ti je per burg o kerme!
Do maskohet si Rihana se ngjyren e lekures e ka gati dhe bythet i rrotullon.
Mbylli pra qijua robt per ca je kryeminister. Po llafe i ke e ske per te bere asgje, do i fusesh dhe nje “kazan” ne fund e do ia fusesh gjumit ne krahun tjeter