• |
ide | kryesore

“Juan Jesus majmun i mallkuar”: Roma përjashton përjetë tifozin

Sport



Racizmi po shfaqet në vazhdimësi në fushat e futbollit, pavarësisht për ta goditur fort atë. Këtë herë në fokus të fyerjeve ka përfunduar Juan Jesus. “Je një majmun i mallkuar, një zezak” ka shkruar në privat në profilin Instagram të mbrojtësit Brazilian, një pseudo-tifoz. Fyerjet raciste do ti kushtojnë rëndë, duke qenë se Roma e denoncoi në polici, por nuk mbaron me kaq: personi përgjegjës për ato fjalë do të përjashtohet përjetë nga ndeshjet e formacionit të Fonseca.

Një plagë e futbollit botëror, racizmi, por më në përgjithësi e shoqërive. Pas një tastiere shumë ndihen të sigurtë e lëshojnë komente të shëmtuar, por ky rast tregoi se edhe ata mund të ndëshkohen. Pas shfaqjes së shumtë raciste kundër tij, Juan Jesus është përgjigjur duke denoncuar e publikuar bisedën: “Krenar që jam ky që jam” ishin fjalët e qendrorit Brazilian, shoqëruar me hashtag ‘notoracism’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *