• |
ide | kryesore

Kujton se ka shënuar dy gola, Sanchez bën polemika: “Kartoni i kuq i padrejtë”

Sport



Alexis Sanchez shpresonte të festonte golin e parë me fanellën e Inter në një tjetër mënyrë, por përfaqësimi pozitiv në Marassi është njollosur nga kartoni i kuq për simulim e për shumë kartonsh të verdhë. Një vendim që do ta bëjë të humbasë supersfidën me Juve të dielën, por që sulmuesin kilen nuk e ka bindur aspak, gjë që kuptohet nga një postim i publikuar në profilin e tij në Instagram.

“I lumtur për fitoren, për sjelljen e skuadrës e dy golat e mi të parë… por i trishtuar për kartonin e kuq të padrejtë për mendimin tim… tani të mendojmë për ndeshjen e ardhshme!” ka shkruan sulmuesi, që duket qartë se është i bindur se ka shënuar dygola (por i pari i është dhënë Sensit).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *