• |
ide | kryesore

Icardi në Milano për Inter-Juve, por jo në stadium: ka një prapaskenë me Gallianin

Sport



Nga lamtumira e tij tek Interi ka kaluar më pak se sa një muaj, një lamtumirë që i ka bërë mirë Mauro Icardit, por edhe zikaltërve: “Rrugët e Interit dhe të argjentinasit mund të kthehen përsëri në kryqëzim verën e ardhshme nëse Paris Saint Germain nuk do të paguajë 70 milionët e nevojshme për ta blerë. Për momentin, në fakt, të gjithë janë të lumtur dhe të kënaqur edhe pse të ndarë”, shpjegon Corriere dello Sport. Sulmuesi do të jetë i impenjuar sot në Parc de Prince ndaj Angers, por menjëherë pas ndeshjes do të kthehet në Milano për të kaluar ndonjë ditë me familjen, por jo për të qenë në stadium për derbin e Italisë, aty ku ka thëenë gjithnjë fjalën e tij. Nesër mbrëmje, për më tepër, në momentin e vërshëllimës së fillimit të derbit të Italisë do të jetë në qytet, praktikisht në papafingon e tij me pamje nga San Siro.

Ka një prapaskenë në lidhje me transferimin e Icardi tek PSG. E cuditshme pro krejtësisht e vërtetë, një ish-milanist ka folur mirë për argjentinasin. Atë që nuk e bënë interistët. Leonardo është i kënaqur që e ka tashmë në skuadër, por sipas Corriere, në orët përpara përfundimit të marrëveshjes ka folur me Adriano Galliani, që e ka siguruar për seriozitetin e argjentinasit. Leo kishte nevojë të kuptonte nga një…jo interist çfarë kishte ndodhur dhe ish-administratori e ka ndihmuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *