• |
ide | kryesore

Inter i dërrmuar nga kombëtaret: D’Ambrosio e Sanchez të dëmtuar, Lukaku mund t’ia dalë

Sport



Pauza e kampionatit për shkak të impenjimeve të kombëtareve nuk ka qenë shumë e mbarë për Inter: D’Ambrozio ka pësuar një goditje në ndeshjen e fituar nga Italia ndaj Greqisë, ndërsa Sanchez vuan një zhvendosje të tendinës së kaviljes së majtë, me tërheqje të fleksorëve retinakul kundër Kolumbisë. Nëse për mbrojtësin situata nuk duket të shqetësojë aq shumë, ajo e kilianit të huazuar nga Manchester United, përkundrazi, duket shumë më delikate dhe rrezikon një muaj larg fushave.

Antonio Conte, që kërkonte më shumë alternativa, duhet të bëjë pa dy lojtarët dhe është në tension edhe për Romelo Lukakun, të kursyer nga trajneri i kombëtares belge për ndeshjen e të dielës fituar në Kazakistan, e cila ka vulosur kualifikimin për në EURO 2020. Në këtë mënyrë, Romelu ka mundur të vazhdojë stërvitjet e tij të diferencuara dhe të rekuperojë formën e nevojshme për standardet e kërkuara.

Dortmundi po afrohet dhe këtë herë, në San Siro, ndeshja e Champions nuk mund të dështohet: “Duhet të punojmë, por pa kaluar limitet e kufizuar veten. Të jemi realist, por të vetëdijshëm që mund të ndryshojmë rrjedhën e fatit”. Ajo që është e sigurtë është se duke humbur pjesë të çmuara, lojtarë të fortë dhe potencialisht vendimtarë për ambicjet sezonale të Interit, ndryshimi nuk do të jetë aspak i lehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *