• |
ide | kryesore

Inter, dilema operacion për Alexis Sanchez: sulmuesi rrezikon 3 muaj ndalesë

Sport



Nuk vijnë lajme të mira për Inter për gjendjen fizike të Alexis Sanchez, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me kombëtaren e Kilit. Kontrollet klinike të cilave iu nënshtrua sulmuesi në Rozzano, kanë evidentuar e konfirmuar zhvendosjen e tendinës së gjatë peroneale të këmbës së majtë.

Futbollisti të mërkurën do të kryejë një konsultë të mëtejshme në Barcelonë për të vendosur nëse do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike: në atë rast ndalesa do të ishte 2-3 muaj. Lojtari është dëmtuar në ndeshjen me Kolumbinë, pikërisht kur dukej se po kthehej në ritmin e ndeshjeve, me golin e shënuar në Serie A dhe performancën pozitive në Barcelonë, në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *