• |
ide | kryesore

Inter, shihemi në 2020: Sanchez operohet, për Conte është problem

Sport


Alexis Sanchez i është nënshtruar operacionit: vendimi është marrë pas konsultës së kilenit në Barcelonë me profesorin Cugat. Sulmuesi i Inter iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të kuruar zgjatjen e tendinës peroneale të gjatë në kaviljen e majtë, të pësuar në ndeshjen me Kolumbinë. Një zgjedhje që do të ndikojë jo pak në sezonin zikaltër, nga këtu në pauzën dimërore: Conte do ta ketë në dispozicion vetëm në 2020.

Profesor Ramon Cugat është i njëjti që kishte operuar më parë Sanchez, në të njëjtën kavilje në 2007, kështu që e njeh në perfeksion artikulacionin e sulmuesit. Në rast se do të zgjidhej terapia konservative, nëse dëmtimi mund të kalonte pa ndërhyrjen klinike, kileni do të qendronte jashtë afërsisht një muaj, por rreziku ishte i një dëmtimi tjetër. Kjo ishte edhe arsyeja përse lojtari vendosi të operohej e do të mungojë gjatë.

Një precedent në fakt sqaron më mirë kohët e rikuperimit: Gareth Bale në fund të nëntorit 2016 pësoi një dëmtim të njëjtë e, pas ndërhyrjes kirurgjikale, u kthye në fushë për Real Madrid në mes të shkurtit 2017: rreth tre muaj, bashkë me kohën që kërkon rikthimi i formës fizike. Në këtë pikë Conte do të mund të ketë Sanchez në dispozicion vetëm në janar, duke mbetur vetëm me Lukaku-Lautaro-Politano-Esposito për 15-17 ndeshje, mes Serie A, Champions League e Kupës së Italisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *