• |
ide | kryesore

Infermieria e Inter plot: nga Sanchez tek Sensi, ja kur kthehen në dispozicion të Conte

Sport



Inter dështoi të bënte parakalimin ndaj Juventus, në krye të Serie A e jo pak peshë kanë patur mungesat e rënda në formacionin e Antonio Conte. Tekniku zikaltër e ka ngritur gjithnjë zërin për mungesë alternativash, sidomos në kohën kur infermieria është ende plot. Për momentin lojtarët nën vëzhgimin e doktor Volpi dhe stafit mjekësor të Interi – raporton Gazzetta dello Sport – janë pesë: lajmi i mirë, duke parë edhe kohët, është që ndeshje me Parmën nuk ka shtuar situata të reja për t’u administruar.

ALEXIS SANCHEZ – Vetëm një ditë më parë është shfaqur për herë të parë në “Appiano” Alexis Sanchez. Kiliani, i kthyer nga një ndërhyrje në tendinën e kockës së kaviljes, ka punuar pak në palestër për gjymtyrët e tjera të sipërme. Kohët e rikuperimit mbeten të gjata (kthimi në 2020), por humori i mirë i Ninos për t’u kthyer, është një sinjal i dëshirës për t’u bërë i nevojshëm në të ardhmen për Interin.

STEFANO SENSI – Mesfushori nesër mbrëma në Brescia nuk do të jetë, shpresa është të mund të jetë i përfshirë mes të grumbulluarve për transfertën e ardhshme të Bolonjas (të shtunën), por nuk është se gjërat janë kaq të sigurta. Për Conte ta ketë në pankinë dhe të paktën të ketë mundëinë ta testojë për një pjesë loje, do të jetë shumë e rëndësishme, në prag të sfidën në Dortmund në Champions kundër Borussia (të martën 5 nëntor).

DANILO D’AMBROZIO – I njëjti diskutim mund të bëhet për D’Ambrozion (frakturë e gishtit të katërt të këmbës së djathtë): edhe ai do ta humbasë me siguri ndeshjen e radhës dhe është në dyshim për fundjavën.

MATIAS VECINO – Në seancën e fundit stërvitore ka punuar përsëri i diferencuar Matias Vecino. Mesfushori vuan një problem muskulor i cili mund ta pengojë të jetë në fushë ndaj Brescia. Për më tepër, Conte duke parë se Sensi rrezikon të mos jetë edhe për një javë, mund të mos dojë ta rrezikojë. Uruguajani sigurisht do të bëjë një tentativë për t’u kthyer në dispozicion që nesër, por nuk është e sigurtë.

ANDREA RANOCHIA – E për t’u vlerësuar mbetet edhe Ranochia, edhe ai për shkak të një lodhje muskulore. Të shtunën në “San Siro” mbrojtësi ka shkuar në pankinë për “shpirtin e grupit”: rekuperimi për ish-kapitenin është i mundshëm, por jo i sigurtë për sfidën me Brescia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *