• |
ide | kryesore

Dua Lipa dhe Rita Ora në listën e artistëve më të pasur në Britani

Paparazzi, Slider


Rita Ora ka arritur të ketë një pasuri prej 17.8 milionë paundsh për vitin 2019, ndërsa shqiptarja tjetër e famshme Dua Lipa ka në llogarinë e saj bankare 11.8 milionë paund.

Dy artistet e njohura janë përfshirë në listën e revistës britanike “Heat” , e cila ka zbuluar artistin më të pasur të moshës 30 vjeç e poshtë, i cili është Ed Sheeran.

Rita është renditur e 13 me një pasuri prej 17.8 milionë paundësh, ndërsa Dua është listuar për herë të parë nga kjo revistë dhe zë vendin e 15-të me 11.8 milionë paund pasuri.

Ed Sheeran është shpallur artisti më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar me një pasuri prej 170 milionë paundësh.

Këngëtari 28-vjeçar e ka dyfishuar pasurinë e tij këtë vitin e fundit, duke i zënë vendin e parë Adele.

Në vendin e dytë renditet Daniel Radcliffe me një pasuri prej 90 milionë paundësh, i ndjekur nga Harry Styles në vendin e tretë me një pasuri prej 64 milionë paundsh.

Të tjerë personazhe që përfshihen në listë janë Louis Tomlinson, Liam Payne, Cara Delevingne dhe Zayn Malik.

Adele kryesoi listën vitin e kaluar, me një pasuri prej 147.5 milionë paundsh, por ajo bëri 31 vjeçe në maj, ndaj nuk është përfshirë më në klasifikimin e revistës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *