• |
ide | kryesore

Globe Soccer Awards 2019: Për herë të parë në garë një shqiptar, Ronaldo sfidon Messi e Van Dijk

F1, Sport



Janë bërë të ditur tashmë emrat e kandidatëve për çmimet e Globe Soccer Awards, event që do të mbahet në 29 dhjetorin e ardhshëm në Dubai e tashmë në edicionin e tij të 11. Shtatë janë kategoritë që do të vlerësohen, duke filluar nga futbollisti më i mirë i vitit ku pretendentët më të fortë për trofeun janë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Bernardo Silva e pokeri i Liverpool, formuar nga Mohamed Salah, Sadio Mané, Alisson e Virgil van Dijk.

Për trajnerët, sfidon në kampionin në fuqi të Europës, një teknik që nuk ka ende një pankinë. Megjithatë Max Allegri është në lojë, për atë që bëri sezonin e kaluar, me titullin kampion e Superkupën e Italisë si CV.

Për herë të parë në historinë e cmimit, në lojë është edhe një shqiptar. Igli Tare sfidon Andrea Berta, Eric Abidal, Marc Overmars e Michael Edwards në rolin e drejtorit sportiv më të mirë të vitit. Strategu i Lazio do të ketë rivalin më të fortë atë të Ajax, në skuadrën e mrekullueshme, që shkoi deri pranë finales së Champions sezonin e kaluar.

Në cmimet e tjera që do të ndahen në fundin e dhjetorit janë ato të skuadrës më të mirë, menaxherit më të mirë dhe talentit të vitit, ku Joao Felix i frikësohet vetëm Haaland.

TRAJNERI MË I MIRË
Massimiliano Allegri
Jürgen Klopp
Erik ten Hag
Fernando Santos
Djamel Belmadi.

SKUADRA MË E MIRË
Liverpool
Ajax
Lione femra

ZBULIMI I VITIT
Joao Felix
Jadon Sancho
Kai Havertz
Erling Haaland
Ansu Fati

FUTBOLLISTI MË I MIRË
Lucy Bronze
Marta Vieira da Silva
Ada Hegerberg
Sari van Veenendaal
Amandine Henry
Alex Morgan
Megan Rapinoe

MENAXHERI MË I MIRË
Jorge Mendes
Mino Raiola
Federico Pastorello

DREJTORI SPORTIV MË I MIRË
Igli Tare
Andrea Berta
Eric Abidal
Marc Overmars
Michael Edwards



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *