• |
ide | kryesore

Goli i Muntarit dhe hidhërimet e Gallianit: “Me Var Milan do kishte fituar titullin 2012 e ndoshta të tjerë”

Sport, Video



“Për Var mendoj mirë: pastaj cdo gjë është përmirësuar, por ndoshta nëse do të kishte qenë Var në golin e famshëm të Muntari do të kishim fituar titullin 2012, e kushedi, ndoshta edhe ndonjë titull tjetër më vonë”. Adriano Galliani, administratori i deleguar i Monza dhe ish-Milan, kthehet në argumentin e momentit. “Mendoj mirë për Var – shtoi ai – ka reduktuar shumë numrin e gabimeve arbitralë. Sigurisht duhet përmirësuar protokolli, por rroftë Var”.

Pikërisht në 25 shkurt 2012, arbitri Paolo Tagliavento nuk dalloi, në rastin e një ndeshje shumë të rëndësishme Milan-Juventus, që më pas mbaroi në barazim 1-1 me golat e Antonio Nocerino për kuqezinjtë e Alessandro Matri për bardhezinjtë, një gol me kokë të mesfushorit ganez Sulley Muntari, me topin që kishte kaluar plotësisht linjën e portës së mbrojtur nga Gianluigi Buffon, duke i lënë Juventus, që më pas fitoi titullin kampion, avantazhin që kishte përpara ndeshjes në San Siro.

Galliani ka folur pastaj për shitjen e Milan. “Më vjen shumë keq: Commisso shkoi një hap nga blerja e Milan, pastaj nuk u kuptua përse Yonghong Li nuk ia shiti klubin, ku do të kishte mbetur aksioner: pas pak ditësh humbi gjithcka dhe në lojë u fut Elliott. Është dicka që nuk e kam kuptuar kurrë”, përfundoi Galliani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *