• |
ide | kryesore

Nga 22 Nëntori do të ndalohen reklamat politike në Twitter

Paparazzi, Slider



Rrjeti social Twitter do të ndalojë të gjithë reklamat politike në të gjithë botën, duke thënë se e drejta e shpërndarjes së mesazheve të tilla “duhet të fitohet, jo të blihet”.

“Ndërsa reklamimi në internet është tepër i fuqishëm dhe shumë efektiv për reklamuesit tregtar, kjo fuqi sjell rreziqe të konsiderueshme për politikën,” tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë Jack Dorsey.

Rrjeti social rival, Facebook së fundmi hoqi ndalimin e reklamave politike.

Lajmi për ndalimin reklamave politike nw Twitter ndau edhe kampet politike të Amerikës për zgjedhjet e vitit 2020.

Brad Parscale, menaxher i fushatës së Presidentit Donald Trump, tha se ndalimi ishte “një përpjekje tjetër nga e majta për të heshtur Trump dhe konservatorët”.

Por Bill Russo, zëdhënës i fushatës për të zgjedhur drejtuesin e parë demokrat Joe Biden, tha: “Kur u përballëm me një zgjedhje midis dollarëve të reklamave dhe integritetit të demokracisë sonë, është inkurajuese që, për një herë, të ardhurat nuk fituan.”

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg reagoi duke mbrojtur politikën e kompanisë së tij.

“Në një demokraci, nuk mendoj se është e drejtë për kompanitë private të censurojnë politikanët ose lajmet,” tha ai gjatë një konferencë me gazetarët.

Twitter do të zbatojë ndalimin e reklamave politike nga 22 nëntori.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *