• |
ide | kryesore

Përjashtoi Sterling nga grumbullimi, Gomez fërshëllehet nga tifozët anglezë

Sport



Ka një njollë të errët në 7-0 e Anglisë kundër Malit të Zi. Në minutën e 70, kur Southgate ka nxjerrë në fushë Joe Gomez, mbrojtësi i Liverpool është fërshëllyer nga tifozët në Ëembley. Pasojat janë ato të sherrit me Sterling, që është përjashtuar me vendim të trajnerit nga kjo ndeshje. E pikërisht sulmuesi i Manchester City ishte i pari që ka mbrojtur shokun: “Ishte e vështirë për mua të shihja shokun e skuadrës të fërshëllehej për fajin tim. Joe nuk bëri asgjë të gabuar”.

Me një postim të gjatë në Twitter, Sterling ka folur hapur në lidhje me shokun e kombëtares. “Të gjithë tifozëve të Anglisë dua ti them se dëshiroja ta lijë këtë histori pas krahëve, por jam i detyruar të flas akoma: ishte e vështirë për mua të shihja shokun e skuadrës të fërshëllehej për fajin tim. Joe nuk bëri asgjë të gabuar e për mua të shoh dikë që mban kokën ulur e punon fort në një javë për të të vështirë, të fërshëllehet kur futet në fushë është e gabuar. Kam marrë përgjegjësi të plotë për ngjarjen dhe pranoj pasojat. E ndjeja se duhet ta thosha”.

Edhe tekniku Gareth Southgate ka sulmuar tifozët: “Nuk kuptojnë, asnjë lojtar i Anglisë nuk duhet të fërshëllehet – shpërtheu ai pas ndeshjes – Jemi një skuadër e Joe nuk ka bërë asgjë të gabuar, e sqarova që në fillim të javës. Ai e Raheem janë shumë të nevojshëm, skuadra është e bashkuar nuk duam që askush të trajtohet në këtë mënyrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *